​Gjendet i vdekur një burrë, cilësohet vdekje e dyshimtë

Në Viti një burrë është gjetur i vdekur afër një objekti në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Persona të armatosur sulmojnë tregun, rrëmbejnë gra e fëmijë, 21 të vrarë

Read Next

Kamioni përplaset me autobusin, 2 të vdekur e rreth 40 të plagosur