Deponia e mbeturinave në lagjen “Ali Ibra” në pasditen e sotme është përfshirë nga flakët. Me të marrë këtë informatë në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë Brigada e Zjarrëfiksëve të komunës së Gjakovës, të cilët kanë intervenuar në lokalizimin e zjarrit. Në ndihmë atyre iu dolën edhe punëtorët e kompanisë së mbeturinave. Komandanti I kësaj brigade, Xhevdet Brahimaj tha se kanë arritur në kohë të intervenojnë dhe situata është në kontroll.
Sipas policisë së Kosovës ky rast inicohet si zjarrëvënie por se ende nuk dihet se kush është shkaktari. Andaj në bashkëpunim me prokurorin e shtetit do të vazhdojnë procedurat ashtu siq e parasheh ligji.