PSG-ja do të përballet me Liverpool-in këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 21:00, në ndeshjen e parë të raundit të 16 në UEFA Champions League 2024-25.
Kjo do të jetë vetëm hera e tretë që Liverpool-i dhe PSG-ja takohen në Champions League. Në dy takimet e mëparshme mes skuadrave, të dyja në fazën e grupeve të edicionit 2018-19, anglezët fituan 3-2 në shtëpi, por humbën 1-2 jashtë.
Liverpool-i dhe PSG-ja do të takohen në fazën eliminatore të një gare të madhe evropiane për herë të parë që nga gjysmëfinalet e Kupës së Fituesve të Kupave Evropiane 1996-97. Në atë rast parizienët mbizotëruan me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe kështu arritën në finale.
Liverpool-i është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër klubeve franceze në Evropë, fitorja e fundit e tyre si mysafir vjen në shtator 2008 kundër Marseille-s (2-1 në Champions League).
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, është i pamposhtur kundër klubeve franceze në kompeticionet më të larta evropiane, duke fituar dy dhe duke barazuar tjetrin. E fundit nga këto fitore erdhi kundër Lille-s (2-1) në fazën e ligës të Champions League të këtij sezoni.
PSG-ja ka fituar pesë ndeshjet e fundit të Champions League, duke shënuar 21 gola dhe duke pranuar vetëm tre në atë seri. Hera e fundit që parisienët arritën gjashtë fitore radhazi në kompeticion ishte në sezonin 1994-95, nën drejtimin e Luis Fernandez-it (gjashtë).
Liverpool-i ka humbur secilën nga tre ndeshjet e fundit me eliminim direkt në Champions League, edhe pse të tria kanë ardhur kundër Real Madrid-it.
Në fakt, që nga fillimi i sezonit 2020-21, katër nga pesë humbjet e regjistruara nga të kuqtë në fazën eliminatore të turneut kanë ardhur kundër Real Madrid-it, me një të mbetur kundër Inter-it (në mars 2022).
Marquinhos (aktualisht në kuotën 99) është një larg nga arritja e 100 fillimeve në Champions League. Mbrojtësi do të ishte vetëm lojtari i katërt brazilian që e arrin këtë, pas Roberto Carlos (120), Dani Alves (108) dhe Thiago Silva (100), si dhe lojtari i parë që arrin këtë moment historik duke veshur fanellën e një skuadre franceze në kompeticion.
Mohamed Salah ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 20 gola në 30 ndeshje në fazën eliminatore të Champions League (12 gola dhe tetë asistime), një rekord për një lojtar afrikan në historinë e kompeticionit (një më shumë se Samuel Eto’o dhe Didier Drogba).
Achraf Hakimi është mbrojtësi që ka krijuar më shumë shanse për shokët e tij në këtë sezon në Champions League (12) dhe ka dhënë më shumë asistime (katër) nën presionin me intensitet të lartë të kundërshtarëve. Në fakt, katër pasimet e tij në këto kushte janë rekord në këtë edicion të turneut.
Mes mbrojtësve të krahut me të paktën 300 minuta të luajtura në këtë sezon të Champions League, dy që bëjnë më shumë pasime vertikale që kalojnë vijën e presionit të kundërshtarit mesatarisht në 90 minuta janë të dy lojtarët e Liverpool-it, Andy Robertson (16.6) dhe Trent Alexander-Arnold (13.9). /Albanianpost.com