Përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy të vdekur

Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër mbi lindje të vendit të mërkurën, me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve, raporton Reuters.

Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë.

Në një postim në X, Presidenti francez Emmanuel Macron identifikoi viktimat si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.

Mediat franceze raportuan se njëri nga të dy ishte pilot dhe tjetri po trajnohej./abcnews.al

Read Previous

Rikthehet sërish Ladies Night 2 “It Ends with us”

Read Next

Trump ka një plan për t’u përballur me Harrisin