Përpjekjet për të shtensionuar situatën, Lajçak sot vjen në Kosovë

Ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot në Kosovë.

Vizita e Lajçak vjen pas mbledhjes së Këshillit Evropian dhe vjen me kërkesë të Borrellit.

“Pas Këshillit Evropian javën e kaluar, Përfaqësuesi i Lartë i ka kërkuar EUSR Lajčák të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi në ditët në vijim për të diskutuar rrugën përpara”.

“Është një pjesë integrale e punës së një emisari të udhëtojë për të parë partnerët në terren. Emisari Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara Dialogun” ka thënë gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Lajçak sot do të pritet në takimi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të nisë në ora 15:00.

BE-ja vazhdon të përsërisë thirrjet për të dyja palët që të bëjnë hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që e ndërmjetëson Brukseli. Këto thirrje u bënë edhe gjatë samitit të fundit të liderëve të BE-së që u mbajt javën e kaluar në Bruksel.

Nga ana tjetër, Kryeministri i vendit, Albin Kurti po gjatë ditës së djeshme u ka thënë mediave se ka biseduar “gjysmë ore” me Shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, si dhe me emisarin evropian, Mirsolav Lajçak, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kryeministri Kurti tha se është i interesuar për de-eskalim dhe normalizim, por që siç tha ai kjo nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë. /Reporteri.net/

Read Previous

Kurti i pret në aeroport kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut

Read Next

23,632 nxënës sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë