Përmbytje masive në Gjermani, ​makina të zhytura në ujë dhe shtëpi të shkatërruara

Të paktën 30 persona janë zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.

Vërshimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.

Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.

Read Previous

Mbi 280 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Read Next

Kjo është masa e sigurisë që Gjykata ia caktoi djalit të Pjetër Ndout