Përmbyllet kampanja që fokus ka edukimin e fëmijëve të komunitetit rom,ashkali, egjiptian

Në emër të grupit këshillues në komunitet, është organizuar tryezë për të shënuar përmbylljen e kampanjës për regjistrimin e fëmijëve në klasën parafillore dhe klasën e parë fillore, kampanjë kjo që është zbatuar përgjatë muajve qershor-shtator 2021. Emrah Cërmjani si kryesues i këtij grupi këshillues tha se është bërë një punë shumë e mirë me këtë kampanjë dhe potencoi se bashkëpunimi duhet të jetë i vazhdueshëm.

Nga drejtoria komunale e arsimit, prezent ishte shefi i arsimit Zymber Berisha, i cili njoftoi të pranishmit mbi shpërndarjen e nxënësve të komunitetit nëpër klasa.

Qështja e edukimit është prioritet edhe i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në komunën e Gjakovës, u tha nga udhëheqës i këtij dikasteri.

Ky projekt është përkrahur edhe nga OSBE, përfaqësues të së cilës thanë se komuna e Gjakovës është shembull se si duhet punuar me qështjen e edukimit të komuniteteve andaj dhe bashkëpunimi është tejet i lehtë. Sipas statistikave të fundit në komunën e Gjakovës, vetëm këtë vit 152 nxënës të komunitetit rom, ashkali, egjiptian janë regjistruar në klasën e parë, ndërsa numri i përgjithshëm është 1284 nxënës.

Read Previous

Osmani: Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida dhe diskriminim

Read Next

Përplasje e fortë në Parlamentin e Shqipërisë, ndërhyn garda