Në kuadër të festivalit ndërkombëtar që është mbajtur në Tiranë nga Shoqata kulturore arstistike dhe Jehona Shqiptare dega në Kosovë nuk morën pjesë përfaqësues nga Gjakova. Drejtori i festivalit ndërkombëtar Shefqet Dinaj tha se arsye e mospjesëmarrjes është refuzimi i kërkesës së parashtruar DKA-së.
Nga Drejtoria e arsimit në Gjakovë potencuan që ne nuk kemi pranuar një kërkesë të tillë.
Mirëpo një kërkesë tjetër iu drejtua sot kësaj drejtorie. Drejtori i shkollës Ukshin Miftari, Shefqet Dinaj ka autorizuar dy persona për të kërkuar nga drejtoria e arsimit që të mbajnë mbrëmjen e gjysmëmatures për nxënësit e kësaj shkolle gjë e cila është rrefuzuar nga DKA për shkak të ligjit kundër Covid-19.