Në stinën e dimrit nga reshjet atmosferike ishte rritur niveli i lumit Drin ku si pasojë këmba e katërt e urës në fshatin Rogovë kishte rënë më poshtë duke e humbur strukturën e saj. Që nga ajo kohë e deri më sot gjendja e kësaj ure vazhdon të jetë e njëjtë. Ekipi i teleizionit Syri gjatë realizimit të kësaj kronike pa nga afër se këtu ka frekuentim të madh të veturave e mjeteve me pesha të rënda.
Banorët thonë se institucionet përgjegjëse duhet të shikojnë mundësinë të ndërhyhet me urgjencë në këtë urë që sipas tyre konsiderohet e rrezikshme në mënyrë që të mos vihet deri te ndonjë tragjedi.
Ura tani nuk duket se është në gjendje shumë të mirë pasi që ka edhe çarje në disa pjesë të saj. Rogovasit thonë rregullimi saj po shihet më shumë si qështje politike sesa institucionale.
Këtu ka edhe qytetarë nga komunat e tjera që kanë kaluar mbi këtë urë me veturë e të cilët thanë se nga momenti kur kanë kuptuar se si është gjendja e saj nuk kanë qarkulluar sepse janë ndier të rrezikuar.
Lidhur me këtë problemtaikë televizioni Syri ka kërkuar një përgjigje nga Komuna e Gjakovës. Përmes emailit zyrtar nga Udhëheqës i Sektorit për Komunikacion Lekë Sina ne kemi pranuar këtë përgjigje:
“Komuna e Gjakovës ju ka drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës për t’i kërkuar ndihmë në lidhje me financimin e sanimit të kësaj ure, po ashtu për shkak se niveli i ujit ishte i lartë, gjatë sezonit të dimrit kompani e kontraktuar nga komuna për projektim në ndërtimin e ulët e kishte të pa mundur që të përpiloj një projekt të tillë, andaj me krijimin e kushteve për analizim (rënia e nivleit të ujit), kompania projektuese është duke e përpiluar projektin detal me të cilin do të definohet sanimin i saj si dhe kosto.Presim që në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës, të realizojmë sanimin e saj në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.”
E ashtu edhe siç thonë banorët nëse nuk intervenohet sa më parë mundësia që kjo urë të qëndrojë në këmbë edhe gjatë është e vogël.Andaj mbetet të shihet se kur institucionet kompetente do të fillojnë me sanimin apo ndërtimin e kësaj ure e cila është jetike për hasjanët.