Përkundër vitit pandemik komuna e Gjakovës, gjegësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka tejkaluar planin e të hyrave vetanake. Sipas raportit financiar për periudhën janar-mars të hyrat arrijnë vlerën e 907 mijë e 746 euro. Drejtori i këtij dikasteri, Durim Halilaj tha se deri në fund të dhjetorit kjo shifër do të pësojë rritje.
Halilaj përmendi edhe disa nga projektet që janë vazhdimësi e vitit 2020 e poashtu edhe projektet e reja që kanë vlerat më të larta të investimit.
Në mesin e projekteve janë edhe dy kërkesa emergjente, shkolla në Ponoshec dhe ura në fshatin Rogovë.
Vlen të theksohet se ende nuk ka përfunduar viti fiskal dhe falë qytetarëve apo taksapaguesve të rregullt komuna e Gjakovës për të tretin vit me radhë tejkalon planin e të hyrave vetanake.