Përkundër intervenimit të zjarrëfikësve, vazhdojnë ti djegin mbeturinat në lagjen “Ali Ibra”

Tymi i shkaktuar nga djegia e mbeturinave zuri edhe rrezet e diellit.

Tv Syri jo zyrtarisht ka marrë informatën se ende nuk dihet saktë sasia e mbeturinave por thuhet se janë me mijëra ton mbeturina të grumbulluara këtu që po digjen.Përkundër intervenimeve nga brigada e zjarrëfikësve, zjarri e tymi e kanë kapluar këtë pjesë të qytetit.Që nga dje e deri më sot nuk është ndal aksioni nga njësitet e zjarrëfikësve. Ata janë duke u angazhuar maksimalisht por për shkak të kapaciteteve të pa mjaftueshme nuk po mund të ia dalin.Ata thonë se iu nevojiten edhe makineri të tjera për ta shuar zjarrin.https://www.syri-vision.tv/

“Ky tym po na ngulfat sa që është e pamundur të hapim dritaret e shtëpisë”,kështu është shprehur kryetari i kësaj lagje Bedrush Podrimja i cili tha se duke e ditur edhe valën e temperaturave të larta për banorët e këtushëm është tepër irrituese kundërmimi i mbeturinave.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se kjo temë tashmë është edhe subjekt i hetimeve penale dhe kriminale, pasi ekzistojnë dyshime se zjarrvënja ka qenë e qëllimshme dhe për këtë shkaktarët e këtij kaosi mjedisor do të dalin para drejtësisë.https://www.syri-vision.tv/

Pavarësisht iniciativave të pastrimit në lagjen “Ali Ibra”, kjo zonë vazhdon të jetë e përfshirë nga mbeturinat në të gjitha anët e saj.Lidhur me qështjen e djegjes së këtyre mbeturinave ne kemi kërkuar informacione nga Policia e Kosovës në mënyrë që të dijmë se si qëndron situata. Mirëpo drejtor i drejtorisë rajonale të Policisë në Gjakovë Kolonel Lumni Graishta ka thënë se njësia e hetimeve është duke u marrë me rastin i cili ende nuk dihet shkaktari kryesor, mirëpo hetimet janë duke u bërë nga të gjitha njësitet dhe nëse ka person të dyshuar atehërë rasti mund të inicohet si vepër penale “Zjarrëvenie e qëllimshme”.

Ky tym i shkaktuar nga djegia e mbeturinave në lagjen “Ali Ibra” e ka ngulfatur qytetin e Gjakovës. Andaj mbetet të shihet se si institucionet gjegjëse do të angazhohen për trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi i cili për dekada e ka përcjellë këtë qytet.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

​Zgjidhet kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Read Next

Rreth 200 fëmijë vrapuan për nder të ditës olimpike