Përfundon sezoni për Lucas Vazquez

Ka përfunduar sezoni për yllin e Real Madridit, Lucas Vazquez.

Lucas Vazquez u dëmtua në ndeshjen e djeshme ndaj Barcelonës, me ç’rast i ka
thënë lamtumirë sezonit.

Ekipi madrilen ka njoftuar se lojtari ka pësuar një ndrydhje në ligamentin e
pasëm të gjurit të majtë.

“Pas testeve të kryera sot të lojtarit tonë Lucas Vazquez nga Shërbimet
Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të ligamentit
të të pasëm në gjurin e tij të majtë”, thotë deklarata e lartpërmendur.


Edhe pse klubi nuk vlerëson afatin, Lucas Vazquez pritet të mungojë në pjesën
tjetër të sezonit, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e tij
të skuadrës në luftën për Champions League dhe LaLiga, raporton Marca.

Read Previous

​Nesër rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet

Read Next

Si do të ndihmojë teknologjia e Covid-19 për të luftuar kancerin