Përfundon pa sukses edhe një udhëtim e Rooneyt si trajner

Ish-sulmuesi i njohur anglez, Wayne Rooney, nuk po e gjen ende veten si trajner.

Të martën është njoftuar se klubi Plymouth Argyle dhe Rooney kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Rooney ka falënderuar drejtuesit e klubit.

Ndarja erdhi në mungesë të rezultateve.

Plymouth është në vendin e fundit në Championship, që është kategoria e dytë e futbollit anglez.

Rooney ka punuar si trajner edhe te Birmingham City, DC United dhe te Derby County, pa ndonjë sukses./Koha.net

Read Previous

Biden lëviz për të ndaluar zhvillimin e naftës, gazit dhe gjeotermale në një vargmal malor të Nevadës për 20 vjet

Read Next

Bizneset me mijëra euro humbje nga reduktimet e rrymës