Përfundon afati i parë i regjistrimit të nxënësve në klasët e dhjeta

Në të gjitha shkollat e mesme të larta të komunës së Gjakovës ka përfunduar regjistrimi i nxënësve në klasët e dhjeta. Ne vizituam sot Shkollën e mesme të ekonomisë “Kadri Kusari” për të kuptuar se a është plotësuar numri i nxënësve që janë planifikuar të regjistrohen për vitin e ri shkollor.

Drejtimet në këtë shkollë janë ekonomi, juridik, bujqësi, teknologji ushqimore, hoteleri-turizëm.

Afati i dytë për regjistrim do të fillojë në muajin gusht por që ende nuk dihet në cilat data, ndërsa shkolla e mesme private Qendra për Aftësim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” konkursin do ta mbajë të hapur deri me datë 16 korrik.

Read Previous

Mbi 442 mijë persona janë regjistruar në pikën kufitare të Vërmicës

Read Next

​Vitia thotë se deri në fund të vitit do të vaksinohen mbi 60% e popullatës