Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës

Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës.

KFOR në një deklaratë ka konfirmuar se i kanë kthyer përgjigje Serbisë, ndonëse nuk kanë dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, janë shprehur nga KFOR-i.

Ndryshe, më 16 dhjetor Serbia ia kishte dorëzuar një kërkesë KFOR-it për kthim të 1000 ushtarëve. 

/Telegrafi/ 

Read Previous

Musa: Mbajtja e armëve pa leje shkak i rritjes së numrit të vrasjeve në Kosovë

Read Next

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, i konfiskohet dhe një revole