Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – Bad News Eagles ngritet tetë pozita

Pas përfundimit të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil, ekipi FaZe vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditjen botërore të CS:GO, e ngritje ka pasur edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Sot (e martë) faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, ka bërë përditësimin e renditjes botërore të CS:GO.

Përmirësimin më të madh pas këtij përditësimi e pati ekipi GamerLegion të cilët së fundmi janë kualifikuar për Majorin e CS:GO në Brazil, duke e befasuar ekipin G2 në ndeshje vendimtare.

Gjithashtu renditje më të mirë ka edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles të cilët tani renditen në vendin e 24 –të, pas suksesit në Malta, ku arritën të kualifikohen në Majorin e CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

/Telegrafi/

Read Previous

SBAShK sot del me qëndrim lidhur me orët e humbura gjatë grevës

Read Next

Sonte zhvillohet ndeshja në mes të Ballkanit dhe Sivassporit