Ditëve të fundit janë shtuar dukshëm gjobat kundërvajtëse në trafik, raporton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka shtuar angazhimet e saj në rrugë për të ndëshkuar pjesëmarrësit në trafik që bien ndesh me ligjin.
Dronët e policisë së trafikut janë ngritur në qiell dhe po vëzhgojnë veturat që tejkalojnë në vijë të plotë apo shoferët që përdorin telefonin gjatë ngasjes.
Në katër ditët e fundit të muajit mars, policia ka shqiptuar gjithsejtë 7,871 gjoba në gjithë territorin e Kosovës.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 2200 gjoba kundërvajtëse.
Nëse mesatarja e gjobës është 30 euro atëherë i bie se vetëm në këtë fillim marsi buxheti i Kosovës është mbushur me mbi 236 mijë euro./IndeksOnline/