Qeveria e Spanjës e ka dënuar sulmin kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj faqeve zyrtare shqiptare.
Një sulm për të cilin u akuzua Irani, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Spanja i ka quajtur këto incidente të kryera nga Irani kundrejt Shqipërisë si “krejtësisht të papranueshme”.
“Spanja shpreh keqardhjen për sulmet kibernetike kundër Shqipërisë korrikun e kaluar, të drejtuara kundër infrastrukturës kritike dhe subjekteve qeveritare të atij vendi”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit.
Sipas ministrisë spanjolle, këto aktivitete në hapësirën kibernetike që synojnë destabilizimin e një aleati të NATO-s dhe një vendi kandidat për në BE janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.të sjelljes së përgjegjshme të shtetit në hapësirën kibernetike.
Sakaq, ka shprehur solidaritetin e thellë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe se është e gatshme, së bashku me aleatët e NATO-s dhe partnerët e BE-së, të ofrojë ndihmë në mënyrë që Shqipëria të kapërcejë pasojat e këtij incidenti “të rëndë”. /Albanianpost.com