Për një muaj janë shqiptuar 6134 tiketa trafiku në rajonin e Gjakovës

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit. Nga 26 maji i këtij viti e deri më 30 qershor në rajonin e Gjakovës Policia ka shquiptuar 6134 tiketa trafiku dhe ka konfiskuar rreth 150 patentë shoferë këtë e ka bërë të ditur Kapiten Albin Sahatqija, Komandant i trafikut rajonal.https://www.syri-vision.tv/

Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.https://www.syri-vision.tv/

Poashtu përgjatë një muaji në rajonin e Gjakovës janë shqiotuar gjoba edhe për kundërvajtje të tjera si: Tejkalimi i shpejtësisë janë shqiptuar 943 gjoba,tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba, pastaj për përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes janë shqiptuar gjithsej 456 gjoba, Për mos vendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 779 gjoba, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 135 gjoba.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: BE mbetet alternativa e vetme për rajonin

Read Next

Në këto komuna nesër do të ketë ndërprerje të rrymës