Për një javë, KEDS zë 163 konsumatorë duke vjedhur rrymë

KEDS njofton se vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1993 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po e keqpërdorin rrymën, dhe se prej tyre 163 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Nga kjo korporatë theksojnë se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Europol ndërmerr aksion në 28 vende përfshirë Shqipërinë, goditet grupi kriminal

Read Next

Bislimi në takim me deputetin gjerman: Kosova ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së