Për një javë, katër raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 10-16 të muajit korrik, janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa 1 person është në kërkim policor.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, siguron Policia e Kosovës.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Rreth 60 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për pushime

Read Next

Armatimi i ushtrisë, Mehaj thirrje qytetarëve të japin kontribut duke dhuruar në Fondin e Sigurisë