Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë gjobitur 739 shoferë, njofton policia.
Lajmin e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në faqen e tyre në Facebook, pasiqë perdorimi i telefonit nuk lejohet gjatë vozitjes së automjetit.
Policia ka shtuar aktivitetin e tyre, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.
Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve si dhe komunikacioni po monitorohet edhe me anë të dronëvë.
Gjithashtu qytetarët po bashkëpunojnë me policinë për rastet kur po tejkalohet në vijë të plotë, duke dërguar foto apo video nga vendi i ngjarjes.