Këto fotografi të veshjeve shqiptare janë bërë sot pjesë e galerisë së arteve për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita me titull “ETNO” ka bërë bashkë fotografë nga shumë treva shqiptare. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me komunën e Gjakovës kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ekspozite.
Ardian Fezollari fotograf njëherit edhe curator i kësaj ekspozite tha se veshjet e vjetra shqiptare kanë vlerë të veçantë në kulturën tonë si popull.
Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishte edhe fotografi Fahredin Spahija i cili tha që geleria e arteve në Gjakovë është njëra ndër galeritë më të mira në vend.
Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur dy javë, për të gjithë qytetarët që janë adhurues të arit dhe fotografisë.