Ditën e djeshme ndërroi jetë mikja më e madhe e Kosovës Madeleine Albright në moshën 84 vjeqare. Ajo ishte sekretatja e parë femër, e nominuar nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton. Kontributi i saj për lirinë e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës në Kosovë tashmë është i njohur e i pamohueshwm. Shteti i Kosovës e ka nderuar me medlajen e artë të Lirisë, zonjën që nuk kurseu asgjë për të na ndihmuar. Mirënjohja e shqipëtarëve të Kosovës për zonjën Albright u shpreh në mënyra të ndryshme. Doktori nga Gjakova Besnik Bardhi e pagëzoi vajzën e tij me emrin Medlina në shenjë nderi dhe mirënjohjeje për miken e Kosovës. Medlina erdhi në jetë pas 10 dështimeve që bashkëshortja e tij kishte pasur.
Medlina tash është studente e mjeksisë në Tiranë, ajo me krenari e bart emrin e zonjës Albright shton më tej mjeku i cili tregoi edhe për takimet që kishin me ish sekretaren e shtetit amerikan.
Lidhja shpirtërore që kishte mjeku për zonjën Albright dhe mirënjohja për të bënë që edhe sot mjeku me dashuri të mbajë në zyrën e tij shumë fotografi të zonjës Albright dhe të ish presidentit të Amerikës Bill Clinton, si dhe shumë fotografi nga takimeve që kishin së bashku.