10 qershori dita e Lidhjes së Prizrenit u shënua si çdo vit nga niveli qëndror e lokal në Prizren. Por në Gjakovë te varri dhe shtatorja e njërit nder themeluesit e Lidhjes, komandatit Sulejman Vokshi nuk pati asnjë nderim nga institucionet lokale e qëndrore, po ashtu edhe shtatorja e heroit të Lidhjes Ali Iber Nezaj nuk u vizitua nga askush. Për heronjtë Sulejman Vokshi dhe Ali Iber Nezaj foli historiani Shefqet Dinaj të cilët i cilësoj si bashkues të trojeve shqiptare.
Sipas historianit Dinaj, Gjakova ka pasur rrol kyç në formimin dhe organizimin e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit.
Ndërkaq varri i heroit Sulejman Vokshi dikur ka qenë në gjendje të mjerueshme por nga qytetarët e Gjakovës është rregulluar varri i cili mirëmbahet nga vetë banorët e lagjes Gecë.