Për herë të parë në Kosovë, vjen Qendra Trajnuese Meister e akredituar sipas sistemit DUAL

Për herë të parë në Kosovë, Qendra Trajnuese Meister është akredituar sipas sistemit DUAL gjerman për drejtimet e Instaluesit Elektrik, Instaluesit të Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit, si dhe Operatorit të Roboteve Industriale – Teknikut të Drejtimit të Proceseve Mekatronikë.


Niveli i trajnimit është IV sipas Kualifikimit Kombëtar Profesional (D), me 62 kredie të Autoritetit për Arsim dhe Profesione (AAP) për Instaluesin Elektrik, 46 kredie të AAP për Instaluesin e Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit, dhe 65 kredie të AAP për Operatorin e Roboteve Industriale – Teknikun e Drejtimit të Proceseve Mekatronikë.


Meister është qendra e vetme e trajnimit profesional sipas sistemit DUAL gjerman në Kosovë, dhe jemi krenar që ofrojmë trajnime me cilësi të lartë për të rritur kapacitetin dhe vullnetin e studentëve tanë.
Për më shumë informacion rreth trajnimeve tona dhe programit të sistemit DUAL gjerman, mund të kontaktoni ose të vizitoni faqen tonë të internetit www.meister-tc.com


Read Previous

KE përshëndet nënshkrimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Read Next

FSK po ndjekin trajnime profesionale në institutin e shkollimit profesional “Meister”