Për gjatë një jave do të ketë aktivitete kulturore në Gjakovë

Kjo javë në qytetin e Gjakovës është quajtur ndryshe edhe si java e kulturës në qytetin tonë, sepse evente të shumta pritet të ndodhin ditëve në vijim. Secili aktivitet ka për qëllim  promovimin e artit, kulturës dhe turizmit. Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e këtij dikasteri, Saranda Hyseni Maloku. Në mesin e ngjarjeve të rëndësishme është edhe Panairi Tradicional që do të mbahet me 28 maj në palaton e lumit Krena.

Saranda Hyseni Maloku ndër të tjera ftoi qytetarët t’i përcjellin këto aktivitete dhe të njejtën kohë apeloi të  respektohen masat anti-covid.

Read Previous

Ka rifilluar vaksinimi i qytetarëve të Gjakovës

Read Next

Të premtën mitingu i 57-të i poezisë në Gjakovë, flasin organizatorët