Për dhjetë ditë me radhë Bërnjaku dhe Jarinja janë të mbyllura

Dhjetë ditë janë bërë sot prej kur janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, kjo pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se këto dy pika kufitare janë të mbyllura për automjetet që dëshirojnë të hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Ndërkaq, për ato që dalin nga Kosova në drejtim të Serbisë janë të hapura.

Më 24 shtator, një grup terrorist ka vrarë rreshterin e policisë, Afrim Bunjakun, dhe ka rrethuar Manastirin e Banjskës, ku më pas Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion e të vrarë kanë mbetur 3 terrorist serbë dhe tetë fillimisht kanë qenë të arrestuar, gjashtë prej të cilëve janë liruar. /Klankosova.tv

Read Previous

KDI: Vetëm 17% e qytetarëve dijnë se mund të përfshihen në reformën e drejtësisë

Read Next

Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri