Për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2527 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 29 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 76 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 22 persona, ndërkaq 19 persona janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

Aktivistët e klimës bllokojnë aeroportin e Frankfurtit

Read Next

Holanda dhe Danimarka gati të dorëzojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë