Pas më shumë se 47 vite punë në QKMF në Gjakovë, është pensionuar stomatologia, Dr.Elmaze Shllaku Shasivari.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, është mbajtur ceremonia solemne e pensionimit të saj. Në këtë mënyrë , kolegët e saj vendosën të falënderojnë Dr.Shasivarin për kontributin e dhënë QKMF-së dhe pacientëve. Vetë ajo është shprehur e lumtur që pati fatin të punojë këtu dhe të jetë në shërbim të të gjithë atyre që i’u drejtuan për ndihmë dhe këshilla.
Për punën e saj ndër vite u shpërblye me mirënjohje nga Kryetari i Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Gjakovë, Artan Hoxha.
Mirënjohje i’u nda edhe nga Drejtoria e Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Prezent në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ata të sindikatës së kësaj qendre në Gjakovë, miq dhe familjarë të Shasivarit.