Pegasus- “programi për spiunim” më i fuqishëm ndonjëherë, si funksionon ai?

Është emri i ndoshta “programit për spiunim” më të fuqishëm të zhvilluar ndonjëherë – sigurisht nga një kompani private.

Sipas The Guardian, bëhet fjalë për programin i cili sapo të kalojë në telefonin tuaj, pa e vërejtur ju, mund ta shndërrojë atë në një pajisje mbikëqyrjeje 24-orëshe.

Kështu, ai mund të kopjojë mesazhet që dërgoni ose merrni, fotot tuaja dhe të regjistrojë thirrjet tuaja.

Ai gjithashtu mund të ju filmojë fshehurazi përmes kamerës së telefonit tuaj, ose të aktivizojë mikrofonin për të regjistruar bisedat tuaja.

Por kjo nuk është e tëra. Ai potencialisht mund të përcaktojë se ku jeni, ku keni qenë dhe kë keni takuar.

Pegasus është programi – ose spyware – që zhvillohet, tregtohet dhe licencohet për qeveritë në të gjithë botën nga kompania izraelite NSO Group.

Madje ai ka aftësinë të infektojë miliarda telefona që përdorin sisteme operative iOS ose Android./Telegrafi

Read Previous

​Kuvendi dështon në votimin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Read Next

Andin Hoti: Serbia t’i hap arkivat e luftës në Kosovë