Me ditët e nxehta të verës edhe mundësia për t’u sëmurë është më e madhe. Kohëve të fundit shqetësuese janë rastet me diarre dhe të vjella. Sipas mjekut Flori Bakalli, përgjegjës në emergjencën e QKMF-së, gjatë stinës së verës këto trajtohen si viroza të stinës dhe janë krejtësisht normale. Ai thotë se megjithatë vërehet një fluks më i madh i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por që situata është nën kontroll.
Gjendje e qetë ishte edhe në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda”, mirëpo jo edhe në repartin e pediatrisë. Fëmijët janë dukshëm më të ndjeshëm ndaj virozave dhe këto ditët e fundit është vërejtur një fluks më i madh i fëmijëve me të vjella dhe diarre.
Vula tutje ka shtuar se këtë vit ka pasur shifra më të larta të të hospitalizuarëve në repartin e pediatrisë, me sëmundje të ndryshme por që më së shpeshti paraqiten për shkak të efekteve negative që shkaktojnë temperaturat e larta në shëndetin e fëmijëve.
Vetëm gjatë vikendit në repartin e pediatrisë kanë qenë 130 vizita dhe 40 hospitalizime. Nga mjekët apelohet që të tregohet kujdes më i shtuar me ekspozimin në temperatura të larta, si dhe të gjitha grupmoshat e posaqërisht fëmijët të kenë kujdes në konsumimin e ushqimeve të ndryshme.