Peci pret në takim Ministren e Bujqësisë së Shqipërisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj kanë zhvilluar sot një takim bilateral në Prishtinë, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, duke theksuar se nuk mungon koordinimi dhe bashkërendimi i politikave zhvillimore bujqësore në mes të dyja shteteve.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se gjatë këtij takimi, Ministri Peci dhe Ministrja Denaj kanë theksuar se në frymën vëllazërore i paraprijnë sigurimit të bukës së sofrës së përbashkët, sfidave andej e këndej kufirit me qëllimin e vetëm, avancimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore si sinonim për sigurinë nacionale.

“Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira ndërsektoriale mbeten kryetemë, ndërsa po hedhin hapa drejt projekteve të përbashkëta që si kryefjalë kanë bashkëpunimin, forcimin e lidhjeve shtetërore dhe shkëmbimet agro-tregtare”, tha Peci.

Në anën tjetër, Denaj ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet. Të dy u pajtuan për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta, të cilat sipas tyre do të fuqizohen edhe më tej, në funksion të zhvillimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore në mes të dyja vendeve.

Ndryshe, Peci dhe Denaj kanë shkëmbyer dhurata pas takimit bilateral që kanë zhvilluar sot, ku Ministri Peci i dhuroi një dhuratë me produkte vendore, ndërsa Ministrja Denaj i dhuroi një simbol të veshjeve shqiptare, e cila njihet me emrin “xhubleta”./21Media

Read Previous

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Read Next

Kurti: S’ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij