Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, ka thënë se gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës do të ndryshojë sot, vetëm nëse kanë ndryshuar qëndrim partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë.
“Tashmë dihet që pamundësi që ne të kemi Kuvend të konstituuar varet nga vota e partive opozitare, nëse ata kanë reflektuar atëherë do të kemi ndryshim të gjendjes, në rast se jo, atëherë jo”, ka theksuar Peci, para nisjes së vazhdimit të 14-së.
Ai ka thënë se nëse do të dështonte që e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu të bëhej kryetare e Kuvendit me votim të fshehtë, atëherë do të shtohej nevoja për të parë modalitete të tjera./Koha.net