Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e PDK Arbënesha Kuqi në kuadër të fushatës ka vizituar fshatrat e Rekës së Keqe.Në fshatin Batushë ajo iu premtoi banorëve të kësaj zone se do t’i mbështesë në veçanti fermerët.
Bashkarisht vizitën e vazhduan në fshatin Molliq, këtu grupit iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha që kjo anë duhet të vazhdoj ta mbështesë PDK-në.
Ata ju premtuan banorëve të kësaj zone se kjo parti do të jetë shumë lehtë e qasshme për të gjitha problematikat që ata do të mund t’i kenë.