PDK në Pejë garon vetëm me listën për asambleistë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, ka vendosur që pas rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i degës Muhamet Haliti, i cili ka theksuar se, PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë në takimin e mbrëmshëm me vendim unanim ka vendosur që për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar Astrit Ademaj të mos e kandidoj asnje kandidat tjetër. PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble duke mos e harruar kurr Astritin”, ka thënë Haliti

/Reporteti.net/

Read Previous

Publikohet lista e ngushtë përfundimtare për pozitat Tekniko-Shërbyes në Arsim

Read Next

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me imigrantë