Pavarësisht vështirësive në transport gjatë vikendit, nxënësit i zëvendësojnë orët e humbura

Orët e mësimit që i kanë humbur për shkak të pandemisë Covid-19, nxënësit do të vazhdojnë ti zëvendësojnë të shtunave. Edhe sot në shkollat e nivelit parauniversitar në Gjakovë është zëvëndësuar njëra prej ditëve. Njësia e sotme mësimore u zhvillua me orarin e të martës. Disa me transport publik e disa me ndihmën e prindërve shkuan në shkollë. Pavarësisht vështirësive të transportit gjatë vikendit vërehet një numër i kënaqshëm i nxënësve, kështu thotë Ardiana Jupa, mësimëdhënëse në Shkollën  e Mesme të Mjeksisë ‘’Hysni Zajmi’’ në Gjakovë.

Sa i përket kësaj qështje kryetari i shoqatës së transportit në Gjakovë, Kadri Rrahmani thotë së të shtunave ka rregullisht linja të autobusëve si gjatë ditëve të javës dhe nxënësit nuk kanë problem që të mbërrijnë në kohë për mësim.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura të mësimit që do të zëvëndësohen janë gjithësej 18  të shtuna, gjithnjë duke respektuar masat anticovid.

Read Previous

Gazeta dikur i vetmi burim informacioni, ndërsa sot drejt harresës

Read Next

Frika për vërshime po i përcjellë edhe këtë vit banorët e paralagjes Brekoc