Pastrohet deponia e mbeturinave në shkollën “Emin Duraku”

Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër sot është bërë pastrimi i kësaj deponie të mbeturinave në shkollen e mesme të ulët “Emin Duraku” në Gjakovë. Papërgjegjësia e banorëve që jetojnë përreth kësaj shkolle ka bërë që hapësira e këtij objekti të jetë i papastër. Kështu është shprehur udhëheqësja e sektorit për menaxhimin e mbeturinave, Albana Hana – Bakalli.

Ajo më tutje tha se nuk kanë hasur në ndonjë deponi të mbeturinave në shkollat tjera.

Nga këtu u apelua që të shtohet kujdesi ndaj ruajtjes dhe pastrimit të mjedisit.

Read Previous

Përurohet lapidari për dëshmorët dhe martirët e Skivjanit

Read Next

Tre policë dyshohen se monitorojnë kundërligjshëm kamerat e sigurisë, përmes telefonave privatë