Pas vilës së Verratti-t, radhën për plaçkitje e kishte ajo e Messi-t dhe e Nadal-it, plani i bandës shqiptare

Vila e futbollistit italian, Marco Verratti-t u plaçkit në Ibiza dhe banda që kreu këtë krim kishte synuar edhe vilën e Lionel Messi-it dhe atë të tenistit Rafael Nadal.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, në raportin e Policisë Spanjolle thuhet që banda e përfshirë në këto krime, ka origjinë shqiptare.

“Shtatë persona që i përkisnin një bande kriminale me origjinë shqiptare, e cila dyshohet se sapo kishte vjedhur ora dhe bizhuteri në vlerë prej 2.5 milionë funtesh, janë arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.

“Gjërat e vjedhura gjatë bastisjes në vilën e futbollistit u gjetën në makinën që përdornin dy prej anëtarëve të dyshuar të bandës pasi u arrestuan”.

“Tre kontrolle u kryen më pas në Malaga dhe një në Ibiza dhe u gjetën prova që lidhnin bandën me 15 bastisje të tjera në vilat luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po kështu, shtëpitë e legjendave, Guti, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll Jose Maria Aznar do të sulmoheshin nga kjo bandë.

Sipas raportit të policisë vendase, të gjithë emrat dhe adresat e tyre ishin në një fletore, e cila u gjet kur anëtarët e bandës u arrestuan mbrëmjen e së hënës.

Në këtë listë ishin edhe 15 vilat që u grabitën vitin e kaluar, pra grupi ishte duke kryer grabitje në vazhdimësi. /Albanianpost.com

Read Previous

Qeveria gjermane dhuron edhe 405 mijë euro donacion për FSK-në

Read Next

​Krasniqi: Sot do të kërkojmë shtimin e numrit të infermierëve për menaxhimin e pandemisë