Deputeti gjerman Thomas Hacker, ka reaguar pas vendimit për ish-policin Dejan Pantiq.
Hacker tha se tani është koha që barrikadat të hiqen.
“Në Kosovë duhet të kthehet liria e lëvizjes”- ka thënë deputeti gjerman.
Ish-policit Dejan Pantiq, iu zëvendësua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
I njëjti dyshohet se ka kryer sulm mbi Zyrat e Komisionit Komunalë Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Ai akuzohet për “sulm terrorist” dhe “cenim të rendit kushtetues”.
/GazetaSinjali/