Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili ka nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas kërkesës së Ukrainës sipas “Civil.ge“.
Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit.
Gjeorgjia është një tjetër shtet i sulmuar nga Rusia. Në vitin 2008, forcat ruse pushtuan Abhkazinë në Gjeorgji duke e njohur atë më pas si Republikë, në mënyrë që të pengonin futjen e vendit në NATO dhe BE.
Sulmi rus në Gjeorgji zgjati vetëm pak ditë, por duket se planet e Putinit nuk po shkojnë njëlloj në Ukrainë. /abcnews.al