Pas tri ndryshimeve, sot perfundoi viti shkollor për klasat e IX, X dhe XI

U ndryshua tri herë data e përfundimit të vitit shkollor 2020-2021 për klasat e IX, X dhe XI, megjithatë sot zyrtarisht përfundoi procesi mësimor për këto klasa.  Ndryshimi i vendimeve nga ana e Ministrisë së Arsimit ka sjellur vështirësi për planifikim  dhe vlerësim të nxënësve. Kështu thonë drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës.

Mbyllja e notave nga mësimdhënësit në prezencë të nxënësve është obligative u tha ndër të tjera nga drejtorët e këtyre shkollave. Procesi i vlerësimit do të vazhdojë edhe nesër.

Read Previous

Man City me ofertë zyrtare për Kane

Read Next

Përkundër vendimit të Qeverisë, në DKA drejtohen kërkesa për zhvillim të aktiviteteve