Pas shtatores, përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu ka njoftuar se një rrugë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, e ka marrë emrin “Nënë Tereza”.

Kryeziu shkroi në Facebook se vitin e kaluar kishin vendosur edhe shtatoren e saj “si një dhuratë nga Kosova për popullin e Portugalisë”.

“Skulptori Butrint Morina skaliti për mrekulli një simbol të miqësinë mes dy vendeve dhe ndezi një fener shprese e frymëzimi për të ndjekur shembullin e saj të dashurisë së pakushtëzuar”, shkroi Kryeziu.

Ambasadori shkroi se kjo është “një memorje e përheshme këtu në zonën premium të Lisbonës për vepren dhe ndikimin universal që Nënë Tereza pati në shërbim të njerëzimit”.

“Mbështetja e Keyetarit Moedas ka qenë e rëndësishme në nxitjen e lidhjeve të forta diplomatike dhe promovimin e shkëmbimit kulturor midis kombeve tona. Angazhimi i tij për të nxitur një mjedis mikpritës dhe gjithëpërfshirës e ka bërë produktive dhe të paharrueshme marrëdhënien tonë me kryeqytetin. Nderim dhe mirënjohje”, shkroi Kryeziu./Express

Read Previous

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që të shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Read Next

Kurti: Platforma “Made in Kosova” paraqet potencialin e vendit tonë