Pas Kurtit, Osmani nis takimin me Krasniqin

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani ka nisur tashmë takimin me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Osmani do të takojë liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e situatës.

Kuvendi ka mbetur pa u konstituar tash e pesë muaj. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryearparlamentare, por që subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë.

Në 40 seancat e mbajtura, Kuvendi ka dështuar të konstituohet. /Telegrafi/

Read Previous

Startup-i i Mira Muratit “shpërthen” me paga marramendëse

Read Next

​Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve