Pas 6 muajsh, tre astronautët rikthehen në tokë

Tre astronautët e misionit Shenzhou-13 u kthyen në Tokë, pas gjashtë muajsh në stacionin hapësinor kinez, duke thyer kështu rekordin e qëndrimit në hapësirë për Kinën, sipas televizionit publik CCTV.

Kjo është një tjetër arritje historike në programin hapësinor të Kinës, i cili synon të kapërcejë hendekun me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Rusinë.

Duke numëruar 183 ditë në hapësirë, ekuipazhi Shenzou-13 theu rekordin e mëparshëm kombëtar prej 92 ditësh të realizuar në vitin 2021 nga misioni i mëparshëm hapësinor i drejtuar nga Shenzhou-12.

Ekuipazhi prej tre anëtarësh përbëhet nga piloti 55-vjeçar Zai Zingang, 42-vjeçari Wang Yaping dhe 41-vjeçari Yi Guangfu.

Analizimi i ekzaminimeve mjekësore që do të kryhen nga astronautët Shenzhou-13 do t’i lejojë ekspertët kinezë të mësojnë më shumë rreth ndikimit të mungesës së zgjatur të gravitetit në trupin e njeriut.

Gjatë misionit gjashtëmujor, ekuipazhi u dha dy mësime online studentëve kinezë, kreu eksperimente, përmirësoi aftësitë personale dhe vazhdoi punën e ndërtimit të stacionit hapësinor kinez. Stacioni hapësinor kinez, i njohur si Tiangong (Pallati Qiellor) pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2022.

/abcnews.al/

Read Previous

Të mbyllur në bodrum për një muaj, rrëfimet prekëse të të mbijetuarve në fshatin ukrainas

Read Next

Rreth 60 pacientë në ditë marrin shërbime në repartin e fizioterapisë në Gjakovë