Rreth 60 pacientë në ditë marrin shërbime në repartin e fizioterapisë në Gjakovë

Reparti i fizioterapisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” me rritjen e kapaciteteve të saja rreth një vit më parë ka rritur edhe shërbimet pasi hapësira është më e madhe dhe mundësit janë më të mira për trajtimin e pacientëve. Në këtë repart marrin shërbime rreth 50 deri në 60 pacientë brenda një dite.

Ajo thotë që prioritet kanë gjithmon pacientët që kanë nevojë emergjente, po ka edhe të tillë që qëndrojnë në listë të pritjes, kurse për pacientët kronik japim edhe udhëzime.

Reparti ka nevojë për disa paisje të reja, mirpo edhe me këto ekzistueset pacientët e marrin trajtimin e duhur, shtoi më tej Sahatqiu.

Pacientët që hasëm duke marrë shërbime thonë që janë të kënaqur dhe ushtrimet janë efikase.

Patologjitë që kërkojnë tretman në rapartin e fizioterapisë janë të shumta dhe hapësira e re për këtë repart ka qenë më se e nevojshme.

Read Previous

Pas 6 muajsh, tre astronautët rikthehen në tokë

Read Next

Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e BE-së ndaj Ballkanit