Milwaukee Bucks është shpallur fituese e NBA. Rikthim te titulli kampion pas 50 vitesh për skuadrën amerikane të basketbollit, që siguron triumfin e dytë në histori.
Finalja e gjashtë kundër Phoenix Suns u fitua 105-98 dhe Milwaukee Bucks fitoi NBA pas suksesit të përgjithshëm 4-2. Heroi i kampionëve të rinj ishte Giannis Antetokounmpo.
26-vjeçari grek shkëlqeu në mbrojtje dhe në sulm, zhvilloi një nga ndeshjet më të bukura të karrierës dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrinte në majë me 50 pikët e realizuara.
Vetëm gjashtë basketbollistë të tjerë ia kanë dalë të shënojnë këtë shifër pikësh në finale. Dominim dhe sezon fantastik për Milwaukee, që kurorëzon gjithçka me trofeun e madh të NBA. /abcnews.al