Pas 36 vitesh Kanadaja kualifikohet në Kupën e Botës. Ajo mposhti 4-0 Xhamajkën, përballë më shumë se 30,000 tifozëve në Toronto.
Larin hapi rezultatin (13’), përpara se Buchanan (44’) dhe Hoilett (82’) të garantonin fitoren, që do të vulosej nga goli Mariappa (88’).
Pas humbjes së tyre të enjten e kaluar kundër Kosta Rikës (0-1) , kanadezët reaguan mirë për të jetuar një moment historik: do të jetë vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë në Kupën e Botës, tridhjetë e gjashtë vjet pas të parës, në Meksikë.
Në pamundësi për të shënuar qoftë edhe një gol, kanadezët asokohe i humbën tre ndeshjet e tyre atje.
/Telegrafi/