Pasi janë numëruar 1961 kuti të votimit,Partia Socialiste prin me rreth 50% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë ka bërë të ditur se deri në ora 12:01 janë numëruar 1961 kuti të votimit nga 5199 sa janë gjithsej.

Deri në këto momente, siç njofton KQZ-ja, Partia Socialiste është në vendin e parë me 49.34% të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka vetëm 38.85%.

Në vendin e tretë me 7.11% të votave qëndron Levizja Socialiste për Integrim (LSI)./eo/

Read Previous

Ministri Liburn Aliu priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Read Next

Glauk Konjufca pranon letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin