Ministri Liburn Aliu priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit./eo/

Read Previous

Trupat amerikane zbarkojnë në Shqipëri

Read Next

Pasi janë numëruar 1961 kuti të votimit,Partia Socialiste prin me rreth 50% të votave